Koment: TetovaSot

Përskaj të gjithave Ali Ahmeti mbetet një figurë e lartësuar tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai mbetet çlirimtari dhe njeriu që bëri dy revolucione. Njërin përmes luftës dhe tjetrin përmes politikës. Kjo e dyta natyrisht ishte më e vështirë, por dha frytet e saj.

Ali Ahmeti meriton një çmim njerëzor mbi të gjitha.Të gjithë shpatat janë drejtuar kundër tij prej kohësh, por ai ska faj se është një i pamposhtur. Duan ta rrënojnë kështjellën e tij përmes akuzave të ulëta dhe shpifjeve, por Ahmeti mbetet një sfidues i madh. Gjithë jetën kështu ka qenë. Ai ka jetuar përmes rrezikut dhe kërcënimit prandaj nuk ka frikë prej tyre. Shumë gjëra ka mundur ti paguajë me çmimin e jetës së tij. Atë kohë kur të tjerët kishin frikë nga hijet e tyre, ai jetonte midis kërcënimeve serike ndaj tij.

Sot, kur kreut të BDI-së Universiteti i Tetovës, Këshilli mësimor-shkencor i Fakultetit Juridik në bazë të vendimit për pranimin e Nismës së Rektorit të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti vendos për ndarjen e titullit Doctor Honoris Causa për z. Ali Ahmeti, sërish të njëjtët zëra dalin kundër një çmimi të tillë kaq domethënës që është për ta vlerësuar këtë institucion të lartë arsimorë që të paktën e mendoi për t’ia ndarë një personaliteti siç është Ali Ahmeti, një kombëtar i lindur dhe i tillë do jetë deri në frymën e fundit. Ali Ahmeti ka shumë merita që sot ky institucion i rëndësishëm siç është UT po hapëron drejt sukseseve të shumta. Këtë e dijnë edhe zhurmaxhinjtë.

Që në fillimin e viteve 1990 pati një nismë për themelimin e një institucioni të arsimit të lartë shqiptar në Maqedoni, i cili në vitin 1993 u realizua, por me vetë nismën e shqiptarëve, jashtë strukturave financiare të shtetit më vonë kjo u bë realitet ndërsa përpjekjet për hapjen e Universitetit të Tetovës u shoqëruan me dhunë dhe viktima. Në ditën e parë të fillimit të procesit arsimor një i ri shqiptar u vra në përleshje me policinë. Sot pas gjithë këtyre sfidave që ka kaluar ky institucion i madh për shqiptarët në Maqedoni që nga themelimi nga atdhetarë të devotshëm, është një realitet dhe vulën e këtij suksesi në zyrtarizimin e UT_së e mban Ali Ahmeti. Sot shumë studentë po tregojnë rezultate të shumta gjithandej në vend dhe jashtë.

Një çmim është gjithmonë domethënës,por gjithnjë i mundon ata që e përziejnë me gjëra tjera. Ali Ahmeti është njeriu i kauzave të mëdha dhe meriton çdo çmim që i jepet atij pa pikë dyshimi.