Ja pse jemi të trishtuar në vjeshtë

Edhe zyrtarisht sot kemi hyrë në stinën e vjeshtës.
Stinë kjo ku gjethet fillojnë të bien.

Marketing

Sot, zyrtarisht në vjeshtë! Ekuinoksi i vjeshtës, kur dita dhe nata barazohen, është një fenomen i njohur nga të gjithë, por cdo vit përjetohet me ndjesi të ndryshme.
Ditënata e 22 dhe 23 shtatorit është dita e parë astronomike e vjeshtës.

Nis kështu stina e njohur për ngjyrat e saj, për të vjelat, frutat, shkollën, por është gjithashtu edhe një mbyllje.
Nata dhe dita barazohen për të vazhduar me netë të tjera që do të marrin minuta nga dita dhe kështu do të vazhdojë deri në solisiticin e dimrit.

Për këtë arsye, vec emocionit të një fillimi, kjo ditë mund të jetë edhe pak depresuese.
Nuk është si ekuinoksi tjeter, kur fillon pranvera dhe rigjallërimi, dhe shkojmë drejt verës, nuk është si dy solisticët që shënojnë pikën më të thellë të stinëve të tyre aktuale.

Ky është një ndryshim drejt netëve të gjata dhe të ftohtit.
Megjithatë , edhe kjo stinë ka të bukurat e saj.
Ekuinoksi (baraznata) mund të ketë dy kuptime në astronomi: Castin në të cilin Dielli ndodhet pingul mbi ekuatorin e Tokës dhe vendndodhjen e dukshme të Diellit në atë cast.
Një cast kohor, në të cilin pika pranverore, ekuatori qiellor dhe elemetë të tjerë të tillë përdorën për të përkufizuar sistemin koordiantor qiellor.

Ekuinoksi në astronomi është ai cast kohor ( jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtëpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të cdo viti.

Thuhet edhe kur Dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor.
Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë.

Gjatë baraznetëve, Dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

Marketing