Është masë e gabuar e qeverisë shfuqizimi shtesave për fëmijën e tretë dhe zëvendësimi i saj me ndihmë vetëm fëmijëve të lindur nga prindër me asistencë sociale. Masa që propozohet nuk mundet të krahasohet me të drejtën që kanë pasur prindërit, të cilët 10 vite kanë marrë kompensim për fëmijën e tretë prej 8.300 denarë.

Ministresha Carovska i përzien konceptet, ajo duhet të dallon masat ndaj varfërisë dhe masat demografike pro natalitetit. Nuk mundet shtesat për fëmijën e tretë të zëvendësohet ma ndihmë të familjeve të varfra. Sepse atëherë kjo do të ishte masë kundër varfërisë apo masa që ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e qytetarëve të varfër. Shtesa për fëmijën e tretë është masë demografike e cila për qëllim të stimulon natalitetin dhe të stabilizon natalitetin.

Është i papranueshëm arsyetimi se me këtë masë nataliteti ka rënë duke u krahasuar me vitin 2000, sepse tendencat rënëse janë nga viti 1995. Ministresha Carovska duhet të krahason natalitetin nga vitin 2009 kurë është sjellë kjo masë apo ligj e deri tash. Kjo masë jo vetëm që ka stabilizuar natalitetin por ka arritur ta nxisë dhe ta ritë atë. Psh. Kemi pasur 22.945 lindje në 2009, kurse si rezultat i kësaj mase në vitin 2011 kemi 24.296 lindje, në vitin 2013 kemi 23.568 lindje, në vitin 2015 kemi 23.596 kurse në vitin 2016 kemi 23.002 lindje. Këto të dhëna tregojn se jo vetëm kemi stabilizim të natalitetit por edhe rritje. Shih grafikonin.

Qeveria nuk e ka ke paratë psh, te shpenzimi i mbi 42 milion euro në vit apo afër 208 milion euro që janë shpenzuar deri tani, as edhe 26.500 familje që ka shfrytëzuar këtë shtesë. Por shqetësim e ka te struktura etnike e shfrytëzuesve ku në përqindje, 45.6 % janë familje shqiptare që e pranojnë këtë subvencion, 33.1 % janë familje maqedonase, 7.8 % janë familje turke, 9.4 % janë familje rome. Nëse analizojmë shfrytëzuesit në Tetove nga numri i shfrytëzueseve është 3.372 veta, prej tyre 2960 janë shqiptarë, 307 maqedonas, 73 rom, 30 turq. Shfuqizimi i pagesave për fëmijën e tretë si masë në vete përmban frikën për natalitetin kryesisht të shqiptarëve.

Të gjitha shtetet ndërmarrin masa të këtilla dhe përkrahin natalitetin me ndihma financiare psh, Shqipëria jep ndihme të menjëhershme 3.150 euro per fëmijën e pare, per te dytin 6.300 euro per te tretin 9.450 euro.