Humbja e Conor McGregorit ndaj Dustin Poirierit në eventin UFC-257 (u mund me KO teknik nga Dustin Poirieri në raundin e dytë) ka befasuar të gjithë botën, por jo kampionin e botës në peshën e lehtë, Khabib Nurmagomedov.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, rusi (29 fitore e 0 humbje) ka reaguar për këtë disfatë të armikut të tij McGregor.

“Ja çfarë ndodh kur ndryshon ekipin tënd, largon partnerët me të cilët je stërvitur dhe të bënë kampion. Më pas, stërvitesh me fëmijë të vegjël, që janë shumë larg realitetit”, ka qenë komenti i Khabib Nurmagomedovit.