Borxhi Publik i shtetit deri në fund të vitit 2018 arrin në shumën e 5.202.2 milionë euro dhe përfaqëson 48.5 përqind të BPV-së, ndërsa borxhi i Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fundin e vitit 2018 arrin në 4.344.4 milionë euro gjegjësisht 40.5 përqind krahasuar me BPV-në.

Kjo, siç deklarojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë, është theksuar në raportin vjetor me menaxhimin e borxhit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2018, të miratuar nga Qeveria në seancën e djeshme dhe në përputhje me nenin 27 të Ligjit mbi borxhet publike, ky raport duhet të paraqitet Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Borxhi publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2018 arriti në 5.202.2 milionë euro çka përfaqëson 48.5 për qind të BPV-së. Borxhi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2018 arriti në 4.344.4 milionë euro ose 40.5 për qind të BPV-së. Me këtë nivel të borxhit të qeverisë, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet vend me borxhin mesatar shtetëror që është shumë më e ulët se niveli mesatar të borxhit të vendeve të BE-së, e cila në fund të vitit 2018 ishte 80.8 për qind”, deklarojnë nga shtypi i qeverisë.

evn