Ja sa ështl shkalla e papunësisë në Maqedoni

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti është zvogëluar në 20.8%, informon Enti Shtetëror për Statistika. Shkalla e papunësisë në fund të viti 2017 ishte 22.4%, ndërkaq në tremujorin e dytë të këtij viti ishte 21.1%.

Marketing

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tremujorin e tretë të vitit 2018, popullatë aktive në Maqedoni ka 958.770 persona, prej të cilëve 759.445 janë të punësuar, ndërkaq 199.325 janë të papunë.

Më të papunë janë personat prej 25 deri më 49 vjeç, gjegjësisht 45.7%, ndërkaq personat prej 15-24 vjeç janë 20.8%, disa personat prej 50 deri më 64 vjeç janë 16.5%.

Nga numri i përgjithshëm, 122.957 të papunë janë burra, ndërkaq 76.368 janë gra.

Të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se shumica e punëdhënësve në vend janë nga industria e përpunimit ku punojnë 153.430 persona, derisa në bujqësi 120.695 persona, ndërkaq me tregti punojnë 109.485 persona.

Marketing