Ja sa i kushtoi Manchester Unt një gol i Sanchezit

Kur Manchester United shkëmbeu Henrik Mkhitaryan me Alexis Sanches në janar të vitit 2018, jepej përshtypja e një marrëveshje të mirë për skuadrën nga ‘Old Trafford’.
Alexis erdhi pasi kishte shënuar 80 gola dhe kishte asistuar 45 herë në 168 ndeshje në ‘Emirates Stadium’, ndërsa Mkhitaryan u largua duke mos arritur të tregonte më të mirën, siç kishte bërë te Borussia Dortmund.Por, 18 muaj pas këtij transferimi, marrëveshja për blerjen e Sanchez, nuk duket aspak e mirë.

Marketing

Alexis te Manchester United, është hije e vetvetes, dhe larg atij lojtari që jemi mësuar ta shohim.Kiliani është lojtari më i paguar te Manchester United, dhe në bazë të paraqitjeve të bëra, del se një gol i tij u ka kushtuar ‘Djajve të Kuq’ hiq më pak se 11 milionë funte, një asistim, 2.5 milionë euro, një goditje në portë, 1.7 milionë funte, për një ndeshje të luajtur mbi 700 mijë funte dhe për mundësi të krijuara, afër 20 mijë funte./Lajmi.net/

Marketing