Ja sa jetojnë gjatë qytetarët e Maqedonisë

Jetëgjatësia mesatare e qytetarëve të Maqedonisë është 75.4 vjet, që është 5.6 vjet më e shkurtër se banorët e BE-së, të cilët mesatarisht jetojnë deri në 81 vjeç , tregon hulumtimi i Eurostat.

Marketing

Jetëgjatësinë më të gjatë në Europë, sipas vlerësimeve nga Eurostat, e kanë zviceranët 83.7 vjeç dhe spanjollët me 83.5 vjeç, ndërsa ate më të ulët e kanë bullgarët dhe lituanezët 74.9 vjet.

Nga vendet e rajonit, Greqia ka jetëgjatësinë më të gjatë prej 81.5 dhe sllovenët 81.2 vjet. Jetëgjatësia mesatare e qytetarëve në Shqipëri është 78.5 vjeç, Mali i Zi 76.5 dhe Serbia 75.7 vjeç. Pas zviceranëve dhe spanjollëve, më gjatë në Evropë jetojnë italianët 83.4 dhe 82.7 vjetë francezët.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat bazohen në parashikimin e jetëgjatësisë së të porsalindurve në Evropë në vitin 2016.

Marketing