Ja sa kushtoi veshja e Nora Istrefit në sfilatën e koleksionit të ri të Valdrin Sahitit

Para gjashtë ditësh Valdrin Sahiti shpalosi koleksionin e tij të ri në kuadër të Class Fashion Show në Tiranë.

Marketing

Shumë të ftuar kishin rastin që të dukeshin sa më bukur teksa ishin dëshmitar të kreacioneve të Sahitit.

Ndër të ftuar të famshëm padyshim që ishte edhe Nora Istrefi – që ra në sy me veshjen e saj.

Sipas llogarisë në Instagram @what.they.wearin – Nora Istrefi kishte veshur një fustan të markës Zara (39.95€) me vathë të dizajnuar nga Alessandara Rich (465€), si aksesor tjetër një çantë të vogël Dior (2,800€) dhe këpucë të kuqe me brosha nga Zara (49.95€).

Marketing