Ja sa miliona euro kanë përfituar përmbaruesit gjatë vitit 2018

Miliona euro përfitime nga qytetarët. Këta janë përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut që përfitojnë shuma marramendëse shumëmilionëshe.

Marketing

Sipas një raporti të publikuar, përmbaruesit gjatë vitit 2018 kanë marrë 127 milionë euro nga qytetarët, firmat dhe subjektet e tjera.

Këto miliona janë përfituar vetëm nga 55 për qind të lëndëve të përfunduar, që do të thotë se edhe gjysma tjetër kanë ngelur në procedurë dhe se shumat mund të rriten edhe për një herë, që do të thotë se fitimi mund të shkonte deri në 200 milionë euro.

Nga shuma prej 127 milionë euro, 33,4 milionë janë marrë nga qytetarët, 78,7 milionë nga firmat dhe 15.9 milionë nga shteti.

Në këtë raport nuk janë shpallur emrat e përmbaruesve që kanë qenë më të suksesshëm në përmbarim.

Marketing