Ja sa milionë euro do t’i fitojë Liverpool nga shitja e Coutinhos te Bayern

Liverpool do t’i gëzohet një transferimi të përhershëm të Philippe Coutinhos te Bayern Munich.

Marketing

Ylli brazilian është larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar Bayern Munich në huazim një vjeçar, me të drejt transferimi të përhershëm në fund të sezonit.

Nga ky transferim i përhershëm një shumë të konsiderueshme do ta përfitonte edhe Liverpool, për të cilën skuadër Coutinho ka luajtur në të kaluarën.

Sipas medieve në Angli, Liverpool pret të fitojë deri në 18 milionë euro nga ky transferim.

Ky është një bonus shtesë i paraparë në marrëveshjen mes Liverpoolit dhe Barcelonës i nënshkruar në janar të vitit 2018, kur braziliani kaloi në ‘Camp Nou’.

Marketing