Ja sa paguan për një natë Gruevski në hotel

Pak ditë më parë, në Budapest u zgjedh misteri rreth vendndodhjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Budapest të Hungarisë, pasi u publikuan fotografitë e tij nga hoteli “Four Seasons”.

Marketing

I njohur si një nga hotelet më luksoze në Hungari, “Katër stinët” ose “Pallata Gresham” është një nga hotelet në të shtrenjta në Hungari të cilën mund ta përballojnë vetëm personat e pasur. Domethënë, dhoma më e lirë për një person vetëm për një natë është 445 euro duke përfshirë taksën turistike.

Bëhet fjalë për një dhomë prej 33 metrash katrorë. Mëngjesi nuk është i përfshirë në çmim. Dhoma për një person prej 38 metra katror në “Katër Stinët”, pa taksa turistike kushton 415 euro për natë.

Dhomat më luksoze për një person mundë të merren me çmime prej 1,215 dhe 1,415 euro kurse madhësia e tyre është 64 metra katrore. Këto çmime janë pa taksë prej 18 përqind dhe pa taksë turistike prej 4 përqind. Hoteli ofron edhe apartamente me sipërfaqe 85 metra katror dhe çmimi i tyre është 3.100 euro për natë. Çmimet në hotelin “Katër stinët” janë të njohura për publikun dhe mundë të rezervohen nëpërmjet faqes zyrtare të hotelit.

Sidoqoftë, nëse jeni të interesuar të vendoseni në suita mbretërore ose presidenciale, çmimi për ta mund ta dini vetëm nëse kontaktoni direkt përmes telefonit.

Pas arratisjes së tij më 13 nëntor Gruevski informoi publikun përmes profilit të tij në Facebook se ai gjendej në Budapest. Për gati 50 ditë, nëse ai është vendosur në dhomën më “modeste” në hotel, ai do të duhej të paguante deri më tani 22,250 euro, vetëm për strehim, pa ushqim. Ndryshe paga e tij si deputet në Kuvend është e mjaftueshme për të paguar vetëm dy netë në hotelin “Katër stinët”.

Nëse në të ardhmen Gruevski vendos që të marrë me qira një apartament, çmimet e apartamenteve me një dhomë gjumi në Budapest shkojnë nga 500 euro në muaj kurse apartamentet tre dhomëshe kushtojnë mbi 800 euro.

Marketing