Ja sa para janë vjedhur sot në NLB Banka në Saraj

Katër persona me armë kanë plaçkitur sot filiale ne NLB Bankës në Saraj, me ç’rast nga të punësuarit kanë arritur të marrin rreth 5.500.000 denarë ose rreth 90 mijë euro.
Rreth orës 10:40 katër persona kanë kryer vjedhje duke kërcënuar me armë dhe më pas i kanë marrë paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, kumtojnë nga MPB.

Marketing

Nga “NLB Tutunska Banka” në Shkup, thonë se në kohën kur është kryer vjedhja në filiale kanë qenë të pranishëm të punësuarit dhe disa klientë, por nuk ka të lënduar.
Paratë e klientëve janë të sigurta për shkak se banka ka të siguruar të gjitha pronat dhe mjetet, thonë nga “NLB Tutunska Banka”.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin vjedhje në këtë bankë.

Marketing