Ja sa para ka donuar Koce Trajanovski për fushatën e Siljanovskës

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, në raportin e dorëzuar tek Komisioni për Atikorrupsion ka paraqitur të ardhura prej 203 mijë euro nga donacionet.

Marketing

Në mesin e donatorëve mund të vërehen deputet dhe funksionar të VMRO-DPMNE-së.

Më së shumti ka donuar nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski- 180 mijë denarë, ndërsa në listë është edhe deputeti Antonio Milloshovski me 150 mijë denarë.
Para ka donuar edhe ish kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Ai për fushatën e Siljanovskës ka ndarë 100 mijë denarë.

Marketing