Ja sa para vodhën hajnat dje në Tutunska Banka

Personat e armatosur që dje kanë plaçkitur NLB Bankën në Çair, kanë arritur të vjedhin 150.000 euro, thuhet në kumtesën e Bankës. “Pas plaçkitjes së djeshme të armatosur që ndodhi në ora 10.36 minuta në ekspoziturën e NLB Bankës në Çair, dëshirojmë t’ju informojmë se klientët dhe të punësuarit e Bankës janë të sigurt dhe në gjendje të mirë.

Marketing

Dy të punësuarit në ekspoziturë që ishin lehtë të lënduar, janë lëshuar për shërim shtëpiak. Gjithashtu edhe punëtori i sigurimit, i cili ishte i lënduar gjatë plaçkitjes, pas ndihmës së ofruar mjekësore, është lëshuar për shërim shtëpiak.

Ekspozitura në Çair nuk punon për momentin dhe do të vazhdojë të jetë në shërbim të klientëve prej më datën 17.04.2019. Gjatë hetimeve është vërtetuar se gjatë plaçkitjes janë marrë 150.000 euro. Banka vazhdon të punojë rregullisht dhe të bashkëpunojë me organet kompetente për zgjidhje sa më të shpejtë dhe më efikase të rastit”, thuhet në kumtesë.