Ja sa përfituan klubet pjesëmarrëse në evropë nga RMV këtë vit

Edhe pse ky edicion nuk mund të cilësohet shumë i suksesshëm për klubet nga Maqedonia, të njëjtat falë paraqitjeve të tyre në Europë nga ana e UEFA-s kanë përfituar diçka më shumë se 1,5 milionë euro, të holla këto që do e ndihmojnë futbollin të kalojë edhe këtë sezon, shkruan “infOSport.mk”.

Marketing

Skuadra kampione e Shkëndijës pavarësisht zhgënjimit, ka përfituar më së shumti, plotë 800 mijë euro, kjo falë pjesëmarrjes në turin e parë të Ligës së Kampionëve ku u mposht nga estonezët e Nome Kalju dhe turit të dytë të Liga Europa, ku u mposht nga ana e skukadrës së Dudelanzh nga Luksemburgu.

Ndërkohë skuadrat tjera pjesëmarrëse në Liga Europa, FC Shkupi, Akademia Pandev dhe Makedonija GJ.P, që u eliminuan që në turin e parë, kanë përfituar gjithsecili nga 240 mijë euro, pra një total prej 1.520.000 eurosh.

Marketing