Ja sa persona u gjobitën për mosmbajtje të maskës, në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit (02/03.02.2021) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka shqiptuar gjithsejtë 467 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Marketing

Nga MPB-ja në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë e të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.