Ja sa pritet në vendkalimet kufitare

Frekuenca e automjeteve sot në mëngjes është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Marketing

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve gjithashtu është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.