Ja sa pritet në vendkalimet kufitare

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve gjithashtu është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në Bogorodicë rreth 30 minuta vetëm për dalje.

Marketing

Siç informon LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing