Ja sa pritet në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë nga ana e Maqedonisë pritet nga 15 deri në 30 minuta për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Marketing

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.