Ja sa pritet në vendkalimin kufitar Bogorodicë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet prej 30 deri në 60 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëjnë të ditur nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Marketing

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Komunikacionit në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata.