Ja sa qytetarë janë shpërngulur nga Maqedonia e Veriut

Nga Maqedonia e Veriut janë shpërngulur gjysmë milionë qytetarë apo një e katërta e popullsisë. Nga kjo dy të tretat janë të aftë për punë, ndërsa nga shifra totale, një e treta janë kuadro të specializuara, pjesa më e madhe në sektorin e teknologjisë informatike.

Marketing

Kjo është theksuar nga Bojan Shimbov , ekonomist nga Banka Botërore, duke u thirrur në të dhënat e kësaj banke.

“Kur të krahasojmë shpërnguljen e talentëve nga Maqedonia me vendet e Evropës Lindore, mund të themi Maqedonia së bashku me Armeninë, Moldavinë dhe Bosnjë – Hercegovinë janë vendet që janë përballur me fluksin më të madh të ikjes së trurit”, nënvizoi Shimbov.

Marketing