Ja sa ton duhan i’u morën banorëve të Lubotenit

Po na i tregon arat që i ka mbjellë me duhan. … tregon se kultivimi i duhanit është punë e rëndë ku do përkujdesje gjatë gjithë vitit. Ndërsa thotë se ka leje për kultivim, dhe nëse nuk do te kishte nuk do të mbjellte.

Marketing

“Ne që e kultivojmë vet e mbledhim duhanin, një vjet apo 8,6 mujë miremi me këtë duhan i kemi edhe serat ku e thajmë duhanin, nuk e di arsyen pse sot policia na erdhi në 4 të mëngjesit”, u shpreh Zeqir Murati.

Sot në mëngjes me urdhër te policisë financiare, Ministria e Brendshme ndërmori aksion policor, në fshatin Luboten ku 80% e banorëve merren me kultivimin e duhanit. Aksioni ishte që të konfiskonte duhanin e mbledhur, sipas policisë të paligjshëm.

Por mundin e tyre banorët e Lubotenit nuk e lanë t’ua marrin aq lehtë nga duart. Bllokuan rrugët duke bllokuar policinë që të mos e konfiskojë duhanin por pa sukses.

Njërit prej banorëve herët në mëngjes policia i theu derën. Ai thotë se nuk e kupton aksionin policor dhe pse fëmijët e tij duke qenë në gjumë duhej të përjetonin makthin e hyrjes brutale të policisë.

“Na i kanë marrë telefonat duan të na e marrin duhanin që e punojmë gjithë verën, ja ky këtu është fëmijë, ky më ndihmon me mbledh duhanin, ai vjen atje dhe ma merr, dhe tani do të më marr edhe makinerinë, që e ngjesim duhanin ajo nuk është kurrgjë këto thonë ta marrim edhe atë”, tha një banor.

Në fshatin Luboten doli edhe kryetari i Komunës së Butelit Velimir Smilevski . Edhe ai thotë se nuk e din arsyen e aksionit duke thënë se puna që bëjnë këta banorë është e ligjshme.

“Morëm vesh që këtë aksion e ka bërë policia finansiare, për të mbledhur duhan të jashtëligjshëm që kanë banorët në shtëpitë e tyre. Unë ju siguroj që duhani nuk është i jashtëligjshëm por është kultivuar gjatë gjithë vitit nga familjarët, dhe për këtë janë informuar të gjitha institucionet e shtetit”, potencoi kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski.

Kanë reaguar edhe partitë opozitare shqiptare të cilat e dënojnë ashpër aksionin policor, duke shtuar se ky shtet vazhdon të jetë represiv për shqiptarët. Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, këto pamje e krahasojnë me ato të konfliktit të armatosur në vitin 2001./TV21

Marketing