Ja si do jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Ditën e fundit e këtij viti dhe ditën e parë rë të vitit 2019 moti do të jetë i ndryshueshëm, me periudha të kohë pas kohëshme të diellit dhe rreshjeve të dobëta të borës, e cila nuk do të mungojë edhe në kryeqendrën e vendit.

Marketing

Temperaturat do të sillen prej 2 deri në 8 gradë celzuis, thonë sinoptikanët:

“Moti do të jetë i ndryshueshëm , me te periudha të shkurtëra të diellit. Gjat ditës do të ketë edhe rreshje të dobëta të borës. Do të frijë erë e dobët në drejtim veri perëndimorë. Temperatura pritet të ngritet diku prej dy deri në 8 gradë.Edhe në rajonin e shkupit do të ketë rreshje të dobëta të borës. Të amrtën do të kemi mot stabil dhe të thatë, ndërsa temperaturat do të jenë të njejta me ato të ditës së hënë. Janë të mundura rreshje të dobëta të borës”.

Ditët e para të vitit të ri do të jenë kryesisht me lagështi , përkatësisht me rreshje të borës sidomos ditën e enjte dhe të premten kur priten rreshje më të mëdha të borës, e sidomos në zonat malore ku shtresa e borës do të jetë më e madhe.