Ja si do jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, pasdite me reshje lokale të shiut të cilat në viset perëndimore do të kenë karakter të rrëmbyeshëm me kushte për paraqitje të bubullimës.

Marketing

Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar jugore për shkak të së cilës do të ketë transport të pluhurit nga Afrika dhe vende-vende paraqitje të shiut me ngjyrë.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 13 gradë ndërsa ajo e ditës deri 24 gradë Celsius.

Marketing