Ja si do jetë moti gjatë ditës në Maqedoninë Veriore

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri gjashtë gradë, ndërsa temperatura e ditës prej gjashtë deri 16 gradë.

Marketing

Në Shkup do të jetë mot me diell, me vranësira mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri zero gradë, ndërsa e ditës deri 15 gradë.

Pason periudha e motit stabil dhe të thatë me ngritje të temperaturave ditore, të cilat prej të dielës vende-vende do të tejkalojnë 20 gradë Celsius. temperaturat e mëngjesit do të jenë pozitive.

Marketing