Ja si mund t’i ndërpritet mandati Nikolla Gruevskit

Deputetit Nikolla Gruevski nuk mund t’i ndërpritet mandati pa u siguruar 80 vota në Kuvend. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi në emisionin “Rruga drejt…” thekson se për marrjen e mandatit të Gruevskit, Kuvendi do të votojë pas 6 muajve në rast se konstatohet mungesa e tij e paarsyeshme. Mundësi tjetër, sipas Xheferit që me automatizëm të ndërpritet mandati i Gruevskit është bashkimi i dënimeve për të gjitha veprat për të cilat dënohet e që në total do të rezultonin mbi 5 vite burg.

Marketing

“Dënimet e përbashkuara pasi që do të duhet të ketë një vendim për të gjitha dënimet si 2 vite, lëndën tjetër 1 vit e gjysmë apo tjetrën 4 vite dhe kur ato të bashkohen në një akt të përgjithshëm me dënim 5 vite e më tepër, krijohet elementi bazë që më forcën e ligjit të ndërpritet mandati. Ka mundësi, por mundësitë janë të institucioneve tjera dhe jo të parlamentit”, deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.