Ja si të ndaloni njoftimet nga një grup në Whatsapp

Kur smartphone ndizet vazhdimisht dhe si fajtor i kësaj janë mesazhet irelevante nga një grup në rrjetin social WhatsApp, ju mund të jeni në nevojë konstante për ndalimin e njoftimeve nga ai grup.

Teknikisht, nuk ekziston ndonjë mënyrë e ndalimit të personave që të mos flasin në grup.

Çfarë mund të bëni është që të ndaloni njoftimet në një grup. Mesazhet do të mbërrijnë ende, por telefoni juaj nuk do të dridh kur ata e bëjnë një gjë të tillë.

Për të “heshtur” chat-in, hapeni atë dhe prekni emrin e grupit, për të shkuar në seksionin e informacionit të grupit. Klikoni butonin “Mute” dhe më pas zgjidhni periudhën e “heshtjes” së chat-it (tetë orë, një javë ose një vit).

Nëse dëshironi të ndaloni të gjitha njoftimet e grupit të bisedave, shkoni te Settings> Notifications dhe më pas ndaloni njoftimet në aplikacionin “Whatsapp”.

evn