Sot, shtabi qëndror zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim në selinë e partisë në Tetovë ka mbajtur mbledhjen me shefat e shtabeve të degëve për të koordinuar aktivitetet e radhës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Shefi i shtabit qëndror z. Izet Mexhiti theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim, fuqishëm përkrah konceptin e kandidatit konsensual, dhe njëherit ftoj të gjithë strukturën të angazhohet për rrumbullaksimin e këtij procesi me sukses.