Jaglland: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, kontribut i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torborn Jaglland e ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Përshëndes vendimin e parlamentit në Shkup për emrin, si kontribut të rëndësishëm për stabilitetin e vendit”, ka shkruar Torborn Jaglland, Sekretar i përgjithshëm i KE-së.

Këshilli i Evropës është organizatë në të cilën Republika e Maqedonisë është anëtare prej vitit 1995 nëm emrin e përkohshëm “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Marketing