Jakimovski merret në pyetje në Gjykatën penale

Ish kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, pas bastisjes së kryer në disa objekte familjare nga ana e Policisë financiare, mbrëmë është marrë në pyetje nga gjykatësi pas procedurës paraprake në Gjykatën penale.
Nga gjykata tani për tani nuk ka informacion për epilogun e marrjes në pyetje. Nuk ka konfirmim as edhe për informacionin e publikuar në disa media se është kërkuar paraburgim për Jakimovskin.

Marketing

Policia financiare pasditën e djeshme kreu bastisje në disa objekte të familjes Jakimovski. Nga Policia financiare paralajmëruan se sot do të dalin me më shumë informacione për aksionin.

Nga ana tjetër, Jakimovski në deklaratën për media tha se kjo ndërlidhet me kinse malverzimet me tre tenderë, dy prej tyre për barakën komunale dhe një për sheshin në Zhdanec, ose ajo që komuna nuk i ka aktivizuar garancitë bankare, edhe pse firma e angazhuar nuk i ka plotësuar kriteret e marrëveshjes dhe marrëveshja është ndërprerë.

Sipas tij, bëhet fjalë për gabim teknik të shërbimeve komunale, ndërsa kjo është hakmarrje politike kundër tij.