Ish kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, sot u paraqit para Gjykatës Penale, ku ka për obligim të paraqitet çdo të hënë.

Kjo masë kujdesi iu shqiptua kohë më parë, kur Policia Financiare hodhi dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë ndarjes së dy tenderëve.

Si masë kujdesi, Gjykata Penale, Jakimovskit ia ka konfiskuar edhe pasaportën.