Jakovleski: Një vend fqinjë do të lëshojë “bomba” për Zaevin?!

Stojan Andov, Branko Cërvenkovski dhe Lubomir Frçkovski, kanë qenë urdhëdhënësit të antentatit të ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov në vitin 1995, kështu ka deklaruar një nga themeluesit e VMRO-DPMNE-së, Mane Jakovlevski në emisionin “Open” në TV Alfa.

Marketing

Ai thotë se këtë informacion e ka marrë në Berlin nga ana e shërbimeve sekrete të Gjermanisë, nga të cilët edhe vet ai është marrë në pyetje nën dyshimin se edhe ai ka qenë pjesë e organizmit të atentatit ndaj ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Jakovleski thekson se plani i krerëve të atëhershëm të shtetit është hartuar së bashku me shërbimet sekrete serbe me qëllim që të pengohet mundësia që Republika e Maqedonisë të bëhet shtet i pavarur.
“Nuk di a e mbani mend, por në atë kohë, Kiro Gligorov në Beograd patë deklaruar se Maqedonia nuk ka për qëllim që të bëjë aleanca me fqinjët e saj, as në aspektin e bazave fetare. Kur e dëgjova deklaratën e javës së kaluar të Stojan Andovit u habita kur ai përmendi emrat e Branko Cërvenkovskit dhe Lubomir Frçkovskit, por vetveten harrojë ta përmend”, ka thënë midis tjerash Jakovleski, përcjell Zhurnal.

Ai paralajmroi se deri në fund të vitit, një shtet siç tha ai mik i Republikës së Maqedonisë nga fqinjët do të publikoi të ashtuquajtura “Bomba” të reja të cilat kanë të bëjnë me kryeministrin Zoran Zaev.

“Edhe Zaevin e kanë përgjuar disa shërbime sekrete. Në ato biseda do të dëgjojmë se nga kush kryeministri ka marrë para që ta nënshkruaj Marrëveshjen me Greqinë dhe çfarë punë ka bërë që të vjen në pushtet edhe pse VMRO-DPMNE i fitoi zgjedhjet parlamentare”, thotë Jakovlevski, për të shtuar se Zaev në pushtet ka arrdhur me kërcnim dhe presion ndaj bllokut politik shqiptarë.

Marketing