Jakupi: Një njësi nuk i konvenon partive shqiptare

Ish anëtari i KSHZ-së vlerëson se duke pasur parasysh daljen e ulët te shqiptarët dhe trendin e migrimit, sipas Jakupit, modeli me një njësi zgjedhore nuk do tu kishte konvenuar partive politike shqiptare. Apelon që në zgjedhje të shkohet me lista të hapura, pasi kjo do të ndikonte në demokratizimin e shoqërisë.

Marketing

“Kam sygjeruar që gjashtë njësi zgjedhore mundet të ngelin, por njëkohësisht të bëhet edhe balansimi i votueve meqë njësia numër gjashtë veçmë ka plus 8%, njësia numër 3 dhe 4 me mbi 6% të cilat nuk janë në harmoni me Kodin Zgjedhor plus 5, minus 8%, që edhe këtu duhet të fokusohen partitë politike dhe ato që marrin pjesë në Parlament, për të bërë balansimin e njësive zgjedhore dhe njëkohësisht do të ishte e mira e mundshme nëse do të ketë mundësi që të diskutohet për lista të hapura”, u shpreh eksperti Subhi Jakupi.

Sipas tij, prej analizave që janë bërë rezulton se pothuajse në të gjitha zgjedhjet në qoftë se do të ishte shkuar me një njësi zgjedhore partitë politike shqiptare do të kishin humbje në numrin e deputetëve.“Me një njësi zgjedhore në vitin 2006 në zgjedhjet parlamentare dhe 2008 humbin nga tre deputet. Në vitin 2011 dhe 2014 të zgjedhjeve parlamentare humbin nga 1 deputet dhe vetëm në vitin 2016 shkon në favor një deputet më së shumti, por nga analizat që bëhen më së shumti partive shqiptare me një njësi zgjedhore nuk rezulton se u konvenon”, theksoi Jakupi.

Marketing