James Bond bëhet baba në filmin e ri

Kur flitet për 007, të gjithë mendojnë menjëherë aventurat e rrezikshme të agjentit më të famshëm në botë, pajisjet e çuditshme që e ndihmojnë në momentet e vështira, dhe sigurisht, vajzat bukuroshe që e rrethojnë.

Marketing

Por në filmin më të fundit të sagës, James Bond duket është shtruar e do të shfaqet si një babai i përkushtuar i një vajze 5-vjeçare. Filmi, i vonuar deri në nëntor për shkak të mbylljes së kinemave prej koronavirusit, do të tregojë sesi e dashura e Bondit, doktoresha Madeleine Swann e interpretuar nga Lea Seydoux, ka sjellë në jetë një vajzë.

Ajo nga sa thuhet në mediat e huaja, do të quhet Mathilde, e do të interpretohet nga 5-vjeçarja LisaDorah Sonne. Burime të brendshme nga produksioni konrmuan për “Mail on Sunday” se Bond do të bëhet baba, dhe se ishte vetë Daniel ai që këmbënguli ta bënte sa më të veçantë këtë lm, i cili do të jetë dhe më i shtrenjti film Bond realizuar ndonjëherë, me një buxhet prej 200 milionë funte.