James kryen testet mjekësore tek Everton

Transferimi i James Rodriguez tek Everton është çështje orësh.

Marketing

Lojtari sipas shtypit anglez, ka kryer testet mjekësore me skuadrën nga Liverpool, dhe më pas doli për darkë me Carlo Ancelottin, në një restaurant në qytetin anglez.

Ancelotti është duke kërkuar të bashkohet me disa lojtarë të tij te Everton, dhe tashmë ka sjellë Allanin nga Napoli.

James Rodriguez largohet nga Real Madrid pas një periudhe të vështirë në tre sezonet e fundit, ku dy prej tyre i kaloi si i huazuar te Bayern Munich.

Nga shitja e James Rodriguez, Real Madrid do të fitojë 20 milionë euro.

Marketing