James Rodriguez, goditja e madhe e Milanit

James Rodriguez mund të jetë një transferim i minutës së fundit për Milanin.

Marketing

Anësori kolumbian është rikthyer te Real Madrid, pas qëndrimit si i huazuar te Bayern Munich, për dy sezone.

James këtë verë ka qenë i lidhur me një kalim te Napoli, por të dy skuadrat kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje.

Edhe pse duket që James do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’, ai në minutë të fundit mundet t’i bashkohet Milanit.

Lajmi bëhet i ditur nga eksperti i merkatos në Itali, Alferdo Pedulla.

Marketing