Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ekskluzivisht për TV21 deklaroi se ashpër e dënon ikjen e Nikolla Gruevskit.

“Ashpër e dënoj aktin e tillë, sepse do të ndikojë negativisht mbi rastet gjyqësore në përgjithësi, veçanërisht mbi rastet në të cilat jemi të akuzuar ne të dy”.

Janakieski shton se nuk e ka ndërmend të ikë nga Maqedonia dhe se aktualisht është në Shkup. Ai paralajmëroi se nesër do të paraqitet në seancën gjyqësore për lëndën “Titaniku”.

Ai kërkon nga mediat të informojnë në mënyrë objektive dhe ka bërë apel që të ndalojnë licitimet për paraburgime të ardhshme dhe trysni ndaj Gjykatës.

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve janë të akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Publike Speciale.