Janakieski: Nuk dua të besoj se për shkak të Gruevskit jam në burg (VIDEO)

Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski kërkojnë nga Gjykata e Apelit lirimin e tyre nga paraburgimi. Në seancën e sotme publike, dy ish zyrtarët e lartë të partisë dhe të qeverisë ishin të përfaqësuar nga katër avokatë. Daljen nga Shutka i pari e kërkoi ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Janakieski.

Marketing

Para gjykatësve, nga fletorja lexoi ankesë të cilën e kishte shkruar me dorë në paraburgim. Ai tha se nuk po planifikonte të ikte, kurse për shënimin nga policia sekrete me të cilën ishte paraburgosur, tha se ishte i sajuar.

Janakieski ka pasur një takim me presidentin Gjorge Ivanov, por mbi një temë që lidhet me situatën politike. Shënimi i DSK-së ku thuhet se kërkohej amnisti për të, përmes ndërmjetësit, sipas Janakieskit, nuk ishte i saktë për ditën dhe kohën e takimit. Ish-ministri kishte një propozim për gjykatën.