Janakievski shtrohet në spital, ankohet për dhimbje

Mile Janakievski është shtruar për kontroll në spitalin ‘8 Shtatori’. Jozyrtarisht ish-ministri është ankuar për dhembje barku dhe vjellje, për këtë shkak policia e burgut nga burgu i Shutkës e kanë dërguar në spital për kontrollim të mëtejshëm, njofton Alsat.

Marketing

Janakievski nuk ka ngrënë me ditë nga ushqimi që i është servuar në burg, pasi që i njëjti kishte paralajmëruar grevë urie.

Janakievski sot është paraqitur në gjykatë për rastin e PSP-së, ‘Talir’. Ai është dërguar në burgun hetues të Shutkës pasi akuzohet për shitje të tokës shtetërore kompanive të cilët nuk kanë realizuar projektet e ofruara paraprakisht, bëhet fjalë për ndërtim të një rrjeti të hoteleve.
Kryeministri Zoran Zaev sot ka shprehur keqardhje për Janakievskin pasi që i njëjti po vuan dënimin me burg, mirëpo ai gjithashtu deklaroi se nuk mund të ndikojë në vendimet gjyqësore.

Marketing