Jançevi demanton se formon parti, nuk e përjashton mundësinë të jetë pjesë e opsionit të ri

Kryetari i Kavadarit dhe anëtar i VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev, i cili pas votimit të ndryshimeve kushtetuese ishte shkarkuar nga posti i nënkryetarit të partisë, demanton se është duke u formuar opsion i tretë politik.

Marketing

Në intervistë për TV24, deklaroi se nuk është iniciator i një gjëje të tillë, duke shtuar se ka spekulime për themelim të një opsioni të tretë, i cili do të ishte i orientuar kah e djathta. Jançevi njëkohësisht shton se mbetet në qëndrim se nëse vazhdon politika dhe retorika e njëjtë, lihet hapësirë për formimin e një partie të re. Për atë nëse ai do të marrë pjesë në atë apo jo, mbetet të tregojë koha.

Ndryshe, gjatë periudhës së kaluar, në opinion u paraqitën spekulime se ka gjasa të formohet një parti e re politike në të cilën do të merrnin pjesë ish-anëtarët e VMRO-DPMNE-së që ishin përjashtuar, kurse përveç Mitko Jançevit, përmendet edhe emri i ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Krejtësisht e demantoj atë se unë marr pjesë në themelimin e një partie. Nuk marr pjesë në diçka të tillë. Dëgjojmë spekulime të ndryshe nga mediat, nga qytetarët se po bëhet përgatitje për një gjë të tillë, por unë mbes në qëndrimin se në qoftë se vazhdohet me politikën dhe retorikën e njëjtë, atëherë lihet hapësirë e madhe për formimin e opsionit të tretë. Kjo nuk do të thotë se unë do të merrja pjesë në atë opsion. Gjithçka do të varet nga rrethanat dhe nga çasti i caktuar”, tha Mitko Jançev, kryetar i Komunës së Kavadarit.

Marketing