Janë dënuar 230 vozitës në Shkup

Në territorin e Shkupit dje janë shqiptuar 230 dënime, mes të cilëve për vozitje pa patent shofer 36, 17 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe 24 për shfrytëzim të celularit.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, 42 sanksione dje janë shqiptuar edhe për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, shtatë për kalim në dritë të kuqe, 33 për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 11 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisin sigurinë në komunikacion.