Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës deri tani ka dhënë 27 mijë leje për lëvizje gjatë orës së vendosur policore për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me korona-krizën për kategori të ndryshme të përfaqësuesve të institucioneve ose kategori tjera të qytetarëve.

Leje të tillë mund të marrin edhe ata të cilët kujdesen për persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, informon sot ministri kompetent Damjan Mançevski.

Deri te MSHIA, siç tha Mançevski nëpërmjet rrugës elektronike duhet të dorëzohen të dhëna personale për kërkuesin e lejes, përkatësisht emri dhe mbiemri, numri i amzës dhe numri i telefonit, si dhe vërtetim mjekësor që e dëshmon gjendjen mjekësore të personave për të cilët ato kujdesen. Leja jepet njejtë në mënyrë elektronike dhe secili do ta marrë në emailin e tij”, tha Mançevski në konferencën për shtyp, në të cilën ishte paralajmëruar donacion në internet nga Telekomi për fëmijët e kategorive të rrezikuara sociale.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është obliguar të japë leje për lëvizje gjatë orës policore për organet e pushtetit shtetëror, shtabet e krizave, mediat, ndërmarrjet e varrimit dhe furrat deri në pesë të punësuar.