Janë djegur pesë objekte gjatë një zjarri të madh në Vejce të Tetovës, janë lënduar katër persona

Katër persona me lëndime më të lehta, një i hospitalizuar për ekzaminime, katër objekte të djegura-shtëpi dhe stalla me kafshë, është bilanci nga zjarri që dje pasdite ndodhi në fshatin malor të Tetovës, Vejce. Zjarri shpërtheu në orën 16:00, ndërsa u nevojitën disa orë për ta shuar.

Marketing

Janë djegur pesë objekte gjatë një zjarri të madh në Vejce të Tetovës, janë lënduar katër persona

“Intervenuam me dy kamionë dhe shtatë zjarrfikës. Dhamë maksimumin për ta vënë nën kontroll. Kishte erë që kontribuoi për përhapjen e flakëve”, theksoi Uka Aliti, komandant i Njësisë zjarrfikëse të Tetovës.

Janë djegur pesë objekte gjatë një zjarri të madh në Vejce të Tetovës, janë lënduar katër persona

Nga Ndihma e shpejtë mjekësore, në vendin e ngjarjes u është ofruar ndihmë katër personave, ndërsa një person është dërguar në repartin intensiv për ekzaminime të mëtutjeshme.

Janë djegur pesë objekte gjatë një zjarri të madh në Vejce të Tetovës, janë lënduar katër persona

Banorët të cilëve u janë djegur stallat, iu është shkaktuar dëm me atë që u janë djegur edhe një pjesë e kafshëve.

Marketing