Janë gjetur emigrantë të fshehur në një kamion-frigorifer afër kufirit të Gjermanisë me Çekinë

Policia gjermane gjeti 31 emigrantë të fshehur në një kamion-frigorifer me targa turke në afërsi të kufirit me Republikën e Çekisë.

Marketing

Kamioni që transportonte fruta, u ndalua mbrëmë vonë në autostradën A 17 – nga kufiri me Republikën e Çekisë deri në Drezden, dhe gjatë kontrollit, qëllimi i të cilit është lufta kundër krimit tejkufitar, u zbulua se në të janë fshehur 31 emigrantë.

Të gjithë emigrantët janë meshkuj, të moshës mes 18 dhe 47 vjeç, nga Turqia, Siria, Irani dhe Iraku. U arrestua vozitësi 57-vjeçar i kamionit me nacionalitet turk, lajmëroi DPA.

Marketing