Janë përmbushur të gjitha pikat e marrëveshjes për deponinë “Rusino”

Kërkesat që dolën nga debati publik për
zgjidhje të përkohshme të problemit me
deponinë Rusino, janë përmbushur në tërësi.
Ka përfunduar instalimi i kamerave të sigurisë
dhe ndriçimit publik në dhe përreth deponisë.
Të gjitha pikat e marrëveshjes për ndërprerje të
bllokadës nga ana e Iniciativës qytetare “Stop
deponisë Rusino. Ajër i pastër në Gostivar”
janë përmbushur.

Marketing

Paraprakisht Komuna e Gostivarit angazhoi
kompani sigurimi të cilët do të bëjnë kujdestari
24 orë në ditë për të penguar zjarrvënien e
qëllimshme, ndërsa ka dërguar edhe kërkesat
dhe parashtresat përkatëse drejtuar Qeverisë,
Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe
Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor.
Pas plotësimit të të gjitha pikave të
marrëveshjes, respektivisht krijimit të kushteve
për funksionim normal të deponisë për nevojat
vetëm të komunës tonë, Komuna e Gostivarit
nuk e sheh si të arsyeshme që të vazhdojë
bllokada dhe i siguron qytetarët se marrëveshja
do të respektohet pikë për pikë.

Marketing