Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të intensifikuara në fushën e trafikut, me ç’rast gjithsej në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 513 sanksione.

Janë sanksionuar 35 persona për ngasje pa leje qarkullimi, 148 shkelje u regjistruan për tejkalim të shpejtësisë, 39 automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara, ndërsa 82 sanksione ishin për motoçiklistët, si dhe katër motoçikleta u konfiskuan.

Nga MPB-ja informojnë sot se janë shqiptuar 75 masa për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe 72 automjete të tërhequra nga karrotreci (gjithsej 147), ndërsa janë shqiptuar 104 sanksione për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut, theksojnë, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut për të rritur sigurinë në komunikacion.