Janeva dhe Jovanovski sërish në dëgjim për rastin “Zhvatja”

Në Prokurorinë publike për krim të organizuar dhe korrupsion janë thirrur sërish në dëgjim të dyshuarit për rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski – Boki dhe Katica Janeva, pasi që periudhën e kaluar lidhur me këtë rast në Prokurori dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, moderatorja Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe leksandar Kiracovski, si dhe kryetarja e Asamblesë të Lidhjes ndërkombëtare Agapi Dika dhe biznesmeni Zoran Azmanov.

Marketing

Boki 13 është thirrur të japë deklaratë të hënën në mesditë, ndërsa ish-prokurorja special publike, Katica Janeva të martën, konfirmojnë për MEDIAL-n nga Prokuroria.

Avokatja Irena Danaillova-Fërçkoska në intervistën për “360 shkallë” në TV Alsat thotë se është pritur që Janeva të shkarkohet nga funksioni i prokurorit special publike, por është diskutabil vendimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e saj nga funksioni i prokurorit publik në Gjevgjeli.

E pyetur se a ka dëshmi për përfshirje të Janevës në rastin “Reket”, Fërçkoska thotë se i ishin prezantuar dëshmi selektive dhe se prej asaj që e ka parë nuk del kurrfarë përfshirjeje ose indikacione të ekzistimit të dyshimit se Janeva e ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Për incizimet në të cilat dëgjohet se si Janeva komunikon me persona të dyshuar e cila është lëndë e PSP-së, Fërçkoska thotë se ato biseda i interpretojnë në drejtim të deklaratës së Janevës se është bërë fjalë për bashkëpunim eventual si dëshmitar në procedurë tjetër. Sipas Fërçkoskës, do të duhet të shihet se a do të mund të përdoren këto incizime si dëshmi në procedurën penale sepse ato nuk mund të identifikohen me incizimet të cilat i përdor PSP-ja në procedurat. Përndryshe, në rastin “Zhvatja” që e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion janë të dyshuar pronari i 1 TV Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski-Kiçeec, si dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. Që të tre janë në paraburgim.