Janeva nga burgu: Lëndët e PSP-së të transferohen në Prokurori

Nga burgu i Shutkës, Katica Janeva u shkroi kolegëve të deridjeshëm të PSP-së, të gjithë dokumentacionin për të gjitha rastet që janë nën hetim dhe procedurë parahetuese në afat tre ditor, t’ia dorëzojnë Ljubomir Jovevskit. Nga PSP-ja e konfirmuan informacionin.

Marketing

Me autorizimin Janeva i autorizon prokurorët në këtë Prokurori Publike që t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të RMV, lëndët që udhëhiqen në këtë Prokurori Publike edhe atë: lëndët penale në gjykim, hetim dhe procedurë parahetimore”, qëndron në deklaratën e PSP-së.

Nga atje thonë se e kanë njoftuar Prokurorinë Publike, por së shpejti do të merret një vendim. Afati i PSP-së, skadon në 15 shtator dhe fatin e tij pushteti dhe opozita duhet ta zgjidhin me ligji të ri.

Marketing