Janeva niset drejtë Gjykatës Penale

Pas bastisjesh disa orëshe dhe konfiskimit të disa mobiljeve dhe materialeve në shtëpinë e saj në Kozle, Katica Janev ka dalë nga shtëpia e saj. Jozyrtarisht ajo pritet të dërgohet para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili do të vendos në lidhje me kërkesën e PTHP-së për paraburgimin e saj.

Marketing

Janeva ishte arrestuar sot pasdite nga ku u dërgua në PSP, ku policia kreu bastisja. Më pas Janeva u kthye sërish në shtëpinë e saj në Kozle nën shoqërimin e policisë.

Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgimin e Janevës për shkak se ajo dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin “Reket”.